DEBATI- Vangjeli: Rama po të shantazhon me të dhënat e SHBA, Basha: Po ti ku e di?

“Nuk ka shans Edi Rama te na shantazhojë as mua, as PD per te na ndalur ne qellimin e shpalla sot: Të largojmë Ramen nga politika dhe ta çojme para drejtesise”.

Kështu u shpreh kreu i PD, kur u pyet nga Lorenc Vangjeli nëse Rama po e shantazhon përmes një verifikimi që po bëhet në prokurori për fondet e lobimit të PD-së.

Lorenc Vangjeli: Shiko çfarë ju thotë Rama: “Ti e di se sa thellë je futur por nuk të ndihmoj dot… Fli edhe pak se pas ca ditësh kam lajme të tjera… Mos shpreso kot se do të rrijë mbuluar, ajo është pjesa që e dimë ne të dy.” Mos vallë kryeministri Rama ju shantazhon me një dosje amerikane zoti Basha?

Lulzim Basha: Edi Rama nuk ka shans të shantazhojë as Lulzim Bashën as PD, ndryshe nga Edi Rama aktiviteti im politik është në dritën e diellit. Ndryshe nga Rama , i cili të gjithë karrierën politike e ka ndërtuar në marrëdhënie me krimin, që nga dita e parë në krye të Bashkisë, unë nuk jam ulur kurrë me kriminelë. Ky është pikërisht lloji i propagandës që ai do të krijojë, duke shpifur. Nuk ka shans të na shantazhojë as mua as PD.

Lorenc Vangjeli: Keni ide për një dosjeje në prokurorinë e Tiranës që ka të bëjë me lobimin?

Lulzim Basha: Po mor, e kam bërë vetë kërkesën në Prokurori që të verifikohet.

Lorenc Vangjeli: Dhe që kanë ardhur të dhëna pak inkandeshente nga SHBA.

Lulzim Basha: Ti ku e di këtë gjë?

Lorenc Vangjeli: Unë po ju pyes.

Lulzim Basha: Ti nuk di asnjë gjë. Fare, fare. Unë kam dijeni, e kam kërkuar unë verifikimin në Prokurori. Dhe pres me qetësi totale rezultatin e këtij verifikimi dhe nuk ka as Edi Ramë, asnjeri tjetër që të më shantazhojë mua për çështje që janë kristal të pastra me ndërgjegjen dhe me qytetarët shqiptarë.

Lorenc Vangjeli: Po nëse nga SHBA vijnë të dhëna që ju implikojnë për para të paguara për lobim?

Lulzim Basha: Nuk ka shanse. Është një çështje që e kemi trajtuar me dhjetëra tjerë. Rri i qetë nëse ke hallin e opozitës, ose shqetësohu nëse ke hallin e Edi Ramës. /Opinion.al

*Ndqini një pjese të debatit në “Opinion”