Berisha: Rama e ka aq seriozisht për bastet sa e pati me luftën ndaj drogës

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në studion e ABC news, se kryeministri Rama e ka aq seriozisht luftën kundër basteve sa e pati seriozisht për luftën kundër drogës.

Sipas Berishës, sapo Rama i shpalli luftë pikave të basteve ato njëlloj si droga u përhapën si kancer në Shqipëri.

“Beteja e tij me bastet është aq serioze sa ç’është beteja e tij me drogën. Pasi e shndërroi Shqipërinë në kanbistat, bëri be që do luftojë drogën, so0t droga është nivelin më të lartë. Ndërkohë që bastet ose industria e mëkatit, ky erdhi me një betim solemn se s’do lë asnjë në këmbë, bëri betejën mori llokmat gjatë betejës. Nga 910 pika që ishin në vitin 2013-të sot janë 4100 pika të regjistruara. Shqiptarët e kanë të qartë se si Fatmir Xhafa për llogari të Geronit mbajti ligjin për lojërat e fatit në parlament. Shqiptarët e panë se si u ulën me 3 herë taskat për pronarët e lojërave të fatit. Shqiptarët e kanë të qartë se 4100 pikat e basteve janë qendrat e punësimit më të madh në Shqipëri”, tha Berisha.