Aksidenti në Pukë, Policia jep detajet e para

Policia e Pukës ka dhënë detajet e para për aksidentin e mbrëmjes së sotme, me motor.

Policia duke konfirmuar ngjarjen, sqaron gjendjen e të plagosurit, ndërsa sipas saj Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Informacion Paraprak

Me datë 18. 10. 2018 rreth orës 17:30 jemi njoftuar nga salla e komandimit Komisariatit të Policisë Pukë se në qytetin e Pukës, në rrugën kryesore, ne vendin e quajtur “Ura e Karatit” te kthesa e rezervuarit, është rrezuar me motoçiklete shtetasi Ç. B. rreth 25 vjeç, banues në fshatin Qerret, Pukë, i cili ndodhet në Spitalin Pukë, në gjendje të rëndë, pritet për t’u transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës Tiranë.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.