Dëmtohet me kombëtaren, “ylli” i Interit mungon në derbin kundër Milanit

Spalletti është bërë me dhimbje koke pasi mesfushori zikaltër, Matias Vecino është dëmtuar para derbit të Milanos.

Vecino është dëmtuar në grumbullimin me fanellën e kombëtares së tij dhe është detyruar të dorëzohet përpara sfidës mes Uruguait dhe Japonisë.

Mesfushori pati një shqetësim në kofshën e djathtë, ndërsa do të jenë ekzaminimet mjekësore ato të cilat do të konfirmojnë shkallën e dëmtimit të uruguaianit.

Roberto Gagliardini pritet të zëvendësojë Vecinon në derbin e së dielës kundër Milanit.