Vrioni braktis grumbullimin me kombëtaren, i bashkohet Shpresave

Giacomo Vrioni, sulmuesi i ri i cili u thirr nga Panucci për sfidat me Jordaninë dhe Izraelin, ka lënë grumbullimin me Kombëtaren A, për tu bashkuar me atë Shpresa.

FSHF shkruan se djaloshi i ri nuk u aktivizua ne miqësoren me Jordaninë, ka mundësinë që të luajë ndaj Spanjës më U21. Vrioni mund të jetë zgjidhje ideale për startin e ndeshjes për të besuarit e Bushit, duke qenë se Albion Ademi është në pritje të lejekalimit nga FIFA, dhe për momentin nuk e ka marrë ende.

Kujtojmë që Vrioni bëri një debutim fantastik në shtator me Shpresat e Shqipërisë, teksa në ndeshjen miqësore ndaj Italisë, shënoi menjëherë gol.