“Teatri”, Meta ktheu në Kuvend, Balla: Ligjin do ta trajtojmë me qetësi dhe dashuri

Kreu grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar per dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili riktheu për herë të dytë në Kuvend ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. “Dekretin do t’a trajtojmë me qetësi e dashuri”, tha Balla në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të seancës parlamentare.

Reagimi i Taulant Ballës lidhur me dekretin e Presidentit të Republikës:

Taulant Balla: Presidenti e ka njoftuar pa na e sjellë ne. Ne do ta lexojmë menjëherë dhe siç përcakton procedura e sanksionuar qartë në Kushtetutë dhe më pas për rolin që luan Kuvendi në shqyrtimin e dekretit. Do të shqyrtohet dhe do të kalojë në seancë plenare. Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe.
Pyetje: Jeni gati të reflektoni sërish, z. Balla. Do të jeni gati për ndryshime të reja?
Taulant Balla: Ne jemi shumë seriozë në marrëdhënien me institucionin e Presidentit të Republikës dhe do ta shqyrtojmë me po aq seriozitet, me qetësi dhe dashuri gjithë propozimin që vejn nga Presidenti i Republikës.