Tahiri publikon një foto të veçantë me të birin: E njëjta gjurmë…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, qysh prej shkëputjes nga politika, është bërë mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Herë pas here ai publikon momente me të birin, teksa eksplorojnë vende të ndryshme të natyrës.

Por së fundmi ai ka bërë një ballafaqim të fotografisë së tij në vegjëli, me atë të të birit, ku konstaton ngjashmëri të madhe.

“Unë para 30 vitesh, Drini Tahiri sot… ekzakt e njëjta gjurmë, origjinal”, shkruan Tahiri.

Ish-ministri ndodhet nën hetim nën akuzën e trafikut të drogës, si i lidhur me bandën e “Habilajve”.

Pas akuzave ndaj tij, Kryeministri Edi Rama, e largoi nga Partia Socialiste, në mënyrë që siç tha ai të jetë i lirë për tu hetuar.