PD: Prokuroria heton denoncuesit

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi kanë deklaruar se prokuroria nuk ka hetuar kurrë Agron Xhafën për trafik droge, por e ka lejuar që të largohet nga vendi.

”Sot jemi para jush për të dëshmuar me prova se si Rama, përmes veglave në prokurori, nuk heton krimin, por denoncuesit. Nuk arreston trafikantin e drogës, por përndjek gazetarët. Agron Xhafaj nuk u hetua kurë, por u lejua të iki natën në Itali, sapo u publikua materiali audio se ai drejtonte trafikun e drogës. Prokuroria e Krimeve të rënda nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës”, tha Alibeaj.

“Çfarë është bërë me drogën e Tragjasë? Çfarë është bërë me personat trafikantë që shfaqen ne materialin e gazetarit? Rama ka instaluar një shtet privat mafioz”, shtoi Alibeaj.