Klea Huta nis emisionin e ri me VIP-a dhe zbulon detaje nga emisioni

Së fundi është mësuar se emisioni i ri i Klea Hutës do të quhet ‘Top of dhe top’, por në të vërtete emisioni me vipa që pritet të nis këtë të diel do të quhet ‘Vip Club’.

Image

Të ftuar në emisionin e mëngjësit ishte Klea Huta dhe Artan Korenica, autori i këtij programi që zbuluan më tepër rreth këtij projekti të ri.

Artani u shpreh se ka më shumë se një vit që merret me këtë projekt, pasi ende nuk kishte gjetur njërëzit e duhur dhe momentin e përshtatshëm.

Ai zgjodhi njërëz që i njihte personalisht dhe mendoi se do ti përshtateshin formatit.

Ndërsa moderatorja e emisionit Klea Huta tregoi se gjithçka është në lëvizje dhe nuk ka biseda ulur dhe rehatuar.

’Personazhet shfaqin një anë tyre të vërtete me anë pyetjeve të drepërdrejta që nuk i lënë kohë të mendohen,në këtë mënyre shprehin ç’u vjen për momentin.Nuk kemi menduar ti vemi në siklet.Nuk mund të shkosh mysafir në shtëpinë e dikujt dhe ti vësh në siklet.Ata duhet ta gjejnë vetën aq komod sa të tregohen të sinqertë.Nuk synojmë që të bëjmë pyetje ngacmuese që të kthehet lajm në Shqipëri’ ka treguar Klea.

Image