Balla: “Babale, seria 3” është regjistruar në oborrin e PD-së nga Florenc Hoxha

Në fjalën e tij nga foltorja e Parlamentit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka quajtur videon e re të publikuar nga PD-ja si “Babale, seria 3” dhe që është regjistruar në oborrin e SHQUP-it nga ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën e Lulzim Bashës, Florenc Hoxha. “Transmetimi që serviri Salianji, i cili tashmë në media është konfirmuar që është bërë mu në oborr të SHQUP-it nga ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Lulit, e që PD ende nuk thotë kush është gazetari iradhës tek videoja e radhës”, deklaroi Balla. Sipas Ballës Partia Demokratike është e paaftë, saqë janë zhytur në lluc dhe brenda llucit vazhdojnë të llokoçiten me ca histori që nuk i beson më as Saliu.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Gjatë ditës së djeshme kam pasur mundësinë të ndjek në rrugë juridike dy procese gjyqsore. Njërin me dhëndrin që Saliu i la partinë Lulzimin dhe njërin me dhëndrin natyral të Saliut, bashkëshortin e vajzës së tij. Njërin në gjykatën e Tiranës, tjetri në një gjykatë italiane. Ky i dyti bëhet fjalë për një akt të turpshëm trë degjenerimit të familjes së ish-kryeministrit Berisha, ku si çdo qytetar tjetër i këtij vendi po kthehesha nga një detyrë shtetërore në një vend evropian papritur dhëndri natyral i Saliut goditi bashkë në prezencë të bashkëshortes së tij, e që dje në gjykatën italiane, gjyqtari italian nuk pranoi ofertën e dhëndrit të Saliut për të paguar apra ndaj meje për dëmin e shkaktuar se këta janë mësuar të paguajnë para këdo. Paguaj para për babalen, për kunatin e babales.

Gjyqtari italian vendosi dje që oferta që kish bëri dhëndri i Saliut për 2000 euro të mos pranohej, por të bëhej i rregullt. Ndërkohë që këtu në Gjykatën e Tiranës, dhëndri tjetër i Saliut, ai i partisë, Lulzimi, një dhëndër që ja mori në qafë partinë nuk u duk fare në gjykatë. Mediat kanë raportuar që nesër Lulzimi do të jetë në Prokurori për një kallëzim penal, ndër to kallëzim të rremë, shpërdorim detyre, shpifje, fyerje dhe Lulzimi nesër ka detyrimin që të shkojë në Prokurori, por dje në gjykatë bërë një kërkesë për procedurë dhe i thash gjyqtarit ju lutem që të mos lini seanca në 9 të mëngjesit sepse Lulzimi nuk e kap dot.

Është shumë herët për Lulzimin të vijë në gjykatë në orën 9 të mëngjesit. Këshilla ime për Prokurorinë nesër është që mundësisht thirreni pasdite, sepse paradite nuk e kap dot. Unë nuk e di pse opozita sot nuk është në këtë sallë, sepse turi i hoteleve ka mbaruar dhe nuk ka njjoftime për mbledhje të opozitës në ndonjë hotel. Opinioni publik u njoh para dy netësh me një seri të rë të “Babale” seria 3. Janë aq të paaftë saqë janë zhytur në lluc dhe brenda llucit vazhdojnë të llokoçiten me ca histori që nuk i beson më as Saliu ato që bën Luli. Transmetimi që serviri Salianji, i cili tashmë në media është konfirmuar që është bërë mu në oborr të SHQUP-it nga ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Lulit, e që PD ende nuk thotë kush është gazetari iradhës tek videoja e radhës.

Në kushtet e kësaj tentative të përsëritur për të hedhur baltë përmes videove, është e rëndësishme të ndajmë edhe një herë faktet nga fiksioni: Faktet e njohura deri tani janë: • Kemi tre aktorë të përfshirë në “Babale 1”, Fredi Alizoti, Albert Veliu i njohur si Babalja dhe deputeti i PD, Ervin Salianji. Të njëjtët persona, të ndodhur në hall, përpara mundësisë së burgosjes, bashkëpunojnë për të hedhur në opinion një video të re.

Regjistrimi i Prokurorisë tregon qartë se në bisedat midis tyre, Babalja dhe Alizoti pranojnë se u janë ofruar nga PD-ja nga 100 mijë euro për kokë, për rolin e luajtur në videon babalja 1.

Fakt tjetër, në regjistrimin e siguruar nga Prokuroria, vetë Alizoti pranon me gojën e tij se ka luajtur rolin e vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Kontakti i tyre me PD, sipas materialeve të Prokurorisë është deputeti, Ervin Salianji, i cili ka qenë personi që i ka lidhur më pas me gazetarin Jetmir Olldashi dhe jo siç u pretendua fillimisht që ishte gazetari që i çoi tek PD. Këtë e dëshmojnë 14 telefonatat direkte, të siguruar nga tabulatet e Prokurorisë. Në këto kushte, transmetimi i djeshëm vetëm sa përforcon dyshimet e kësaj maskarade, të dakordësuar midis Salianjit dhe dy personazheve të tjerë.

Detyra e PD përballë qytetarëve shqiptarë është zyrtarisht PD-ja duhet të distancohet ose PD do të mbajë një gjurmë të një njolle të rëndë, jo vetëm për veten, por për gjithë historinë e kësaj partie, të cilën duhet ta pranojmë që në këto 28 vite ka plot merita përsa i përket rrugës euroatlantike të Shqipërisë, por me Lulzim Bashën, me dhëndrin në krye të PD-së, Sali Berisha i vuri vulën e turpit kësaj partie.