10 mijë lekë policit rrugor për të shmangur gjobën, arrestohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia rrugore pasi i ofroi ryshfet efektivit të policisë me qëllim shmangien e një gjobe.

Nevrus Alla, banues në fshatin Senishtë ishte duke drejtuar një motoçikletë pa targa dhe pa leje drejtimi dhe për t’i shpëtuar gjobës i ka ofruar punonjësve një kartëmonedhë me vlerë 1000 lekë.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Goditet një rast i mitdhënies.

I ofron rryshfet punonjësit të policisë rrugore, më qëllim shmangien e masës administrative.

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Nevrus Alla, 26 vjeç, banues në fshatin Senishtë-Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar një motoçikletë pa targa, pa leje drejtimi dhe për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar punonjësve një kartëmonedhë me vlerë 1000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 244 dhe 291 i Kodit Penal.