”Babalja”, Krimet sekuestrojnë videon në PD
Prokuroria për Krimet e Renda, ka sekuestruar videon e transmetuar mbrëmë në emisionin “Opinion”, ku shfaqej Fredi Alizoti, i cili është kunati i ”Babales”. Oficerë të krimeve kanë shkuar në selinë e PD-së, ku kanë bërë administrimin e materialit filmik, në cilësinë e provës materiale.
Në videon e publikuar mbrëmë nga Salianji, Alizoti shprehet se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Fredi Alizoti thotë ndër të tjera se Veliu i ka thënë se “Je me ne, apo me ata”. Gjithashtu kunati i Babales deklaron se ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë, por Policia e Shtetit dhe kryetari i grupit të PS, Balla kanë hedhur poshtë deklarimet e Alizotit.
KOHA JONË SONDAZH

