Moratti: Mjaft me kontradiktat me Juven, dua Marotën tek Interi

Ish-presidenti i Interit, Masimo Moratti, mundohet t’i japë fund historisë së gjatë 12 vjeçare, mes zikaltërve dhe Juventusit, të lindur pas skandalit të “Calciopolit”.

“Marrëdhënia me Andrea Annjelin ka qenë gjithmonë e qytetëruar dhe mjaft e mirë, e kam njohur që të vogël. Do ishte pa sens të vazhdonim kontradiktat me Juventusin”,shprehet Moratti në një intervistë për RMC Sport.

Ish numri një i zikaltërve, flet edhe për idenë si një kandidaturë e mundshme për pozicionin e presidentit të federatës italiane të futbollit, të propozuar nga presidenti aktual i Juves.

“Ishte diçka mjaft e bukur, por edhe shumë kurajoze nga ana e tij. Ndoshta jo të gjithë tifozët do të ishin dakord, por mendoj se diçka e tillë do fshinte zemërimin pas Calciopolit. Historia do të ngelet, por mllefi dhe inati do të zhduken. Nuk do të ishte e drejtë të kandidoja kundër Gravinës. Marota? E vlerësoj shumë punën e tij, dhe faktin që është një person i balancuar, që di ta bëjë mjaft mirë atë që bën. Do më pëlqente shumë nëse do të shkonte tek Interi”, deklaroi ush-numri një i zikaltërve.