Artan Hoxha: Ngjarja në ish-Bllok, të përfshirë 10 persona

Pamje nga vrasja në Bllok

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në “Opinion” ka dhënë detaje rreth ngjarjes së 4 tetorit në ish-Bllok ku i vdekur mbeti Fabjan Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë.

“Pesë persona janë në krahun e Ervin Matës (i dashuri i Elvana Gjatës) ndërsa katër të tjerë janë në krahun tjetër. I dhjeti është pronari i lokalit

Deri tani janë identifikuar 4 persona. Janë 3 persona të shpallur në kërkim. Në krahun e Martinajt, kemi viktimën dy të plagosur dhe një person tjetër që është identifikuar”, u shpreh Artan Hoxha.