Scott: SHBA nuk pranon çfarëdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Kyle Scott ka thënë se vendi i tij është i hapur për çdo zgjidhje për çështjen e Kosovës e cila do të vinte nga dyja palët.

Mirëpo, Scott ka theksuar se kjo nuk do të thotë se ai është i gatshëm të mbështes gjithçka, transmeton lajmi.net.

“Do t’i marrim në konsideratë të gjitha pro kjo nuk do të thotë se do përkrahim çdo zgjidhje, sepse nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë”, ka thënë Scott.

Ai ka shtuar se zgjidhja e arritur midis dy palëve të interesuara Kosovë-Serbi, është zgjidhja më e mirë dhe nëse kjo do të arrihet do të jetë e përhershme.