Sorros, pagatori i padrejtësisë si epidemi botërore

Nga: Petrit Vasili

Sorros, tash së fundi në OKB na qenka zotuar se do të mbështesë siç proklamon vetë nismën “Justice 2030, Time for action”, që do të sigurojë gjoja “Aksesin për drejtësinë për të gjithë njerëzit”.

Se çfarë është drejtësia sipas Sorrosit, modelin më të freskët dhe dështimin më tragjik e kemi në Shqipëri. Financoi Sorros një pacavure reforme në drejtësi, financoi edhe ciraket e vet, që gatuan një reformë që garanton padrejtësinë më të madhe të parë ndonjëherë.
Garantoi kapjen e drejtësisë nga qeveria dhe pandëshkueshmërinë e qeverisë, ndërsa për qytetarin e thjeshtë garantoi dhunën e drejtësisë mbi të, shantazhin e vazhdueshëm dhe aksesin zero.

“Garantoi” reforna e Sorros në Shqipëri edhe dekapitimin (prerjen e kokës së sistemit të drejtësisë), pasi s’kemi as Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të Lartë, s’kemi as KLGJ, s’kemi as KLP, s’kemi as Inspektor të Lartë të drejtësisë por kemi edhe kryeprokuror të zgjedhur me 69 vota pacavure në duart e Kryeministrit.

Këtë model padrejtësie, që garanton ekzistencën e perversitetit të qeverisë antipopull, Sorros kërkon ta shpërndajë kudo në glob. Drejtësia sipas Sorros ka vetëm një qëllim, që ta kthejë padrejtësinë në epidemi botërore për tu zgjatur jetën qeverive antipopull, servile dhe shërbëtore të Sorros dhe interesave te tij financiare, interesa të cilat ja zero filantropike e zero idealiste. Popull jini vigjilentë, Shqipëria është shembulli më i hidhur i padrejtësisë sorrosiane të shitur për drejtësi.