Me makinë pa leje drejtimi, pranga dy të rinjve nga Berati

Policia rrugore ka arrestuar në flagrancë dy të rinj me akuzën e drejtimit të automjetit pa leje drejtimi.

Në pranga kanë rënë: Eridjon Ziu, 18 vjeç, banues në fshatin Poshnje, Berat dhe Amarildo Shushari, 19 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë.

Kohët e fundit, policia rrugore ka marrë masa mbi drejtuesit e mjeteve në vend. Ndër masat e marra kanë qënë: vendosja e kontrolleve në rrugët nacionale dhe dytësore, radarët dhe kontrollet me dron nga ajri.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve për veprën penale, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të pa rregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

•Eridjon Ziu, 18 vjeç, banues në fshatin Poshnje, Berat.

•Amarildo Shushari, 19 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.