Berisha: Rama po i mbyll derën hapjes së negociatave me BE-në

Përmes një postimi në facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se me dosjet “Tahiri”, “Xhafa”, “Shullazi” po mbyll dyert e hapjes se negociatave me BE.

“ Te dashur miq, shkrirja e prokurorisë së krimeve të  rënda nga krye krye kreu Edvin Kristaq Rama, largimi me ngritje në pergjegjësi dhe transferime antikushtetuese i prokuroreve të dosjeve Tahiri, Xhafa e Shullazi, për shkak të të cilave qershorin që  kaloi u shty me 18 muaj shqyrtimi i hapjes së negociatave me Shqiperinë, është nje goditje fatale per mundesine e hapjes se ketyre negociatave me BE dhjetorin e vitit te ardhshem.” -shkruan Berisha ndërsa shton se këto dosje po mbajnë peng fatin europian të çdo shqiptari.

“Sot, sipas burimeve tejet serioze te vendimmarrjes europiane, zhvillimet e fundit, te pashembullta ne historine e nje vendi te lire, transferimi i tre prokuroreve te ketyre dosjeve dhe ndeshkimi i stalinist i 10 prokuroreve te krimeve te renda, duke perdorur si pretekst nje procedure antiligjore por qartesisht me qellimin e vetem kriminal per tua hequr atyre dhe perjashtuar ata nga dosjet Tahiri, Shullazi e Xhafa, deshmon kapjen koke e kembe te Kallam Deshtakut me keto dosje dhe jep nje goditje fatale te parikthyeshme shanseve te Shqiperise per shqyrtimin e plotesimit te kushteve nga Shqiperia ne dhjetorin e vitit te ardhshem per hapjen e negociatave.” -vijon më tej, ish kryeministri