Banda e Habilajve, sot seanca e dytë në Itali

Sot në Gjykatën e Katanias do të rinisë procesi gjyqësor ndaj bandës së Habilajve. Seanca e parë gjyqësore ndaj bandës së Habilajve, u zhvillua më 31 maj të 2018 ku avokatët e të arrestuarve kërkuan gjykim të shkurtuar, kërkesë kjo e pranuar nga trupi gjykues i cili vendosi datën 26 shtator si ditën e rinisjes së procesit gjyqësor.

Avokatja Maria Caltabiano ka zbardhur disa nga detajet e seancës së ardhshme. Sipas saj, seanca gjyqësore pritet të zhvillohet sipas dispozitave të kërkesës së Prokurorit të çështjes.

Në lidhje me disa informacione të shpërndara gjatë ditëve të fundit nga disa media se prokurorët shqiptarë të cështjes “Tahiri” kanë mbërritur përsëri në Katania duke marrë sërish në pyetje të arrestuarit e grupit Habilaj, avokatja Caltabiano thotë se “klienti i saj Moisi Habilaj është marrë vetëm një herë në pyetje nga prokurorët shqiptarë e kjo është bërë më datë 30 maj 2018 e ku ka sqaruar të gjitha pikat e kërkuar nga prokurorët”.

Me kërkesë të gjykatëses Loredana V.K Pezzini e dorëzuar në Prokurorinë e Katanias më 29/7/2017 dhe e firmosur nga ky institucion më 13 tetor 2017 në kuadër të operacionit “Rosa Dei venti” është bërë arrestimi ndaj:

Moisi Habilaj datëlindja 18 /01/1978
Antonino Reila datëlindja 26/02/1971
Angelo Busacca datëlindja 02/05/1980
Nezar Seiti datëlindja 30/03/ 1977
Maridian Sulaj datëlindja 27/01 /1988
Armando Sulaj datëlindja 12/05/1984
Tigrens Mezuraj datëlindja 28/07/1994
Sabaudin Celaj datëlindja 29/02/1968
Florian Habilaj datëlindja 11 /10 / 1980
Fatmir Minaj datëlindja 15/04/1962
Gianluca Passavanti datëlindja 26/07/1980
Vincenzo Spampinato datëlindja 01/05/1976