Balla: Akuzat ndaj meje janë “Babalja 2”. Do ngre padi për shpije

Kreu i deputetëve të PS-së, Tulant Balla reagoi sot për denoncimin në media të një oficeri policie, i cili akuzon përfaqësuesin e PS se ka ndërhyrë për lirimin e një të akuzuari për përdhunim.

Deputeti Balla thotë se do të ngrejë padi ndaj zyrtarit të policisë duke i cilësuar shpifje deklaratat e oficerit. Balla tha se kemi të bëjmë me skenarin “Babale 2”.

Oficeri i Policisë së Fushë-Krujës, i intervistuar nga gazetari Basir Çollaku thotë se “deputeti i PS-së, Rrahman Rrahja dhe Taulant Balla kanë ndërhyrë për të liruar djalin e deputetit që akuzohej për përdhunim”.

Oficeri deklaron se “vëllai i deputetit (Rrahman Rrahja) më ka vënë pistoletën në kokë në prani të Taulant Ballës për të liruar të akuzuarin”.

VIDEO/ Dëshmia tronditëse: Djali i deputetit përdhunoi të renë, Taulant Balla e nxori nga qelia