Zbardhen votat e Panucci-t dhe kapitenit të Shqipërisë për çmimet e FIFA-s

Ashtu siç e do zakoni, në çmimet e “The Best” nga FIFA kanë votuar edhe trajneri dhe kapiteni i Kombëtares Shqiptare.

Pra në këtë mënyrë ka votuar Panucci dhe kapiteni që çuditërisht nuk ka qenë Agolli por Etrit Berisha.

Trajneri italian ka votuar me 5 pikë Luka Modriç, me 3 pikë Ronaldon, ndërsa 1 pikë për Hazard.

Berisha nga ana tjetër i ka dhënë 5 pikë Leo Messi-t, 3 pikë Salah dhe vetëm 1 pikë për fituesin Modriç.

Tek trajneri më i mirë i FIFA-s, Panucci i ka dhënë 5 pikë kroatit Zlatko Dalic, 3 pikë Deshamp dhe vetëm një pikë Zidane.

Portieri i kombëtares nga ana e tij ka votuar me 5 pikë për Jurgen Kloopp, 3 pikë për Guardiolën dhe 1 pikë Deshamp.