Vasili sulmon Ramën: I vetëm dhe armik i të gjithëve

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama, ndërsa e ka cilësuar atë si armik të shqiptarëve.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili theksoi se Shqipëria ka numrin më të lartë të azilkërkuesve. Po ashtu ai renditi disa shqetësime që sipas tij janë prezent në vendin tonë, ku përmendi edhe problemin që lidhet me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Reagimi i Petrit Vasilit

Kryeministri i vetëm dhe armik i të gjithëve.

Shqiptarët kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në Europë. Kjo është mënxyra e kryeministrit të vetëm dhe armik të të gjithëve.

Fshati shqiptar në skamje, më keq se të gjithë vendet e Ballkanit dhe e thotë Banka Botërore. Kjo është fatkeqësia që vjen prej kryeministrit të vetëm dhe armik të të gjithëve.

Teatrin duan ta shkatërrojnë, të rrënojnë kulturën, të grabisin pronën, të vjedhin paratë të gjithë shqiptarëve. Ky është turpi më i madh i kryeministrit të vetëm dhe armik të të gjithëve.

Shqiptarët kanë vetëm një armik që është i vetëm dhe kundër të gjithëve.