Samanta Karavella “zhytet” në pluhur për fotografinë ideale

Këngëtarja Samanta Karavella ka sakrifikuar shumë për të bërë një fotografi. Ajo ka shkuar në një vend të shkretuar ku po bëhen punime dhe pret që fotografët të kapin pozën ideale.

Samanta nuk arriti të përballonte pluhurin që e pushtoi në të gjithë anët dhe nxorri disa lot.

Ndërkohë paraqitja e saj ishte tepër seksi pasi kishte zgjedhur një fustan të kuq të gjatë që nxirrte në pah linjat e saj trupore.

Imazhet i publikoi në profilin e saj në Instagram të shoqëruar me shkrimin: “Realitet vs Instagram”.