Pogba tjetër sherr në dhomat e zhveshjes me Mourinhon

Paul Pogba dhe Jose Mourinho kanë pasur një tjetër përplasje sërish te skuadra e Manchester United. Strategu portugez kritikoi mesfushorin pas barazimit të Manchester United ndaj Wolves në Premierligë.

“The Sun” shkruan se Pogba bëri një gabim që u shoqërua me golin e barazimit nga Wolves dhe Mourinho kërkoi më tepër vëmendje, duke e paralajmëruar, pasi gabime të tilla janë përsëritur shpesh në këtë sezon. Kjo solli edhe reagimin e ashpër të mesfushorit francez.

Pogba në paraqitjen e tij në media pas ndeshjes tha se Manchester United duhet të “Këtu jemi në shtëpi duhet të sulmojë, sulmojë, sulmojë. Në Old Traford jemi për të sulmuar”, kur luan në shtëpi. “The Sun” zbulon se mes tyre ka pasur përplasje verbale në dhomat e zhveshjes menjëherë pas përfundimit të takimit. 8 pikë pas vendit të parë që mbahet nga Liverpooli pas 6 javësh, kanë shkaktuar jo pak pakënaqësi. /Koha Jone/