Po lëvizte në Bllok me “Range Rover”, aksidentohet Kejvina Kthjella

Kejvina Kthjella u përfshi në një aksident mbrëmjen e shkuar në zonën e “Ish-Bllokut”.

Velina e emisionit “Xing” po udhëtonte me një makinë të kuqe “Range Rover”, kur një makinë  e ka përplasur.

E kontaktuar nga “Revistawho.com”, Kejvina është shprehur se është shëndoshë e mirë.

Ajo ka rrëfyer se dëmtime ka pësuar vetëm makina.

Ajo është shprehur:

Makina është ajo që është dëmtuar më shumë, unë jam mirë falë Zotit. Faleminderit për interesimin”.