Pas sherrit në dhomat e zhveshjeve, Mourinho turpëron Pogba-n para shokëve të ekipit

Jose Mourinho u ka bërë të ditur futbollistëve të Manchester United se Paul Pogba nuk d të jetë më kapiteni i tyre në ndeshjet në vijim. Sipas mediave angleze, trajneri portugez u ka komunikuar këtë vendim futbollistëve para ndeshjes së “Carabao Cup” që do ta luajnë ndaj Derby-it.

“Nuk përfaqëson atë që duhet të jetë kapiten i Manchester United, mbi të gjithë futbollistët e tjerë”, ka shpjeguar portugezi sipas “The Times”.

Pogba ka mbajtur tri herë shiritin e kapitenit tek United kur Antonio Valencia nuk ka qenë në gjendje të luajë. Si Pogba ashtu edhe Valencia pritet të mungojnë në ndeshjen e Carabao Cup ndaj Derby Coutny në Old Trafford në mbrëmjen e së martës bashkë me De Gea dhe Shaw.