Në shtëpinë me 150 kufoma vajzash të mumifikuara (FOTO)

Autoritetet kanë publikuar pamjet e regjistruara në shtëpinë horror të historianit rus, i cili bënte festa për 150 vajza të vogla të cilat i kishte nxjerrë nga varri dhe i kishte mumifikuar. Anatolu Moskvin, një 46-vjeçar nga qyteti i Nizhny Novgorod, në Rusinë Qendrore u arrestua në vitin 2011, pasi u zbulua se kishte zhvarrosur trupat e qindra vajzave nga mosha 3 deri në 12 vjeç.

Ai më pas i kishte marrë ato në shtëpi duke i shndërruar në koleksione mumiesh. 46-vjeçari i vishte trupat dhe skeletet me çorape dhe fustane. Një video e xhiruar nga vetë Moskvin dhe e gjetur në apartamentin e tij nga hetuesit tregon një korridor të mbushur me rroba të ndryshme vajzash. Në të mund të shihen gjithashtu trupa të vendosur nëpër shtëpi, të veshur me kostume të çuditshme.

Sipas policisë ruse, Moskvin kishte mbledhur gjithashtu informacion për jetën e secilës vajze që kishte zhvarrosur, ndërsa në kompjuterin e tij kishte udhëzime si të prodhosh kukulla me kufoma njerëzore. Obsesioni i tij makabër u zbulua kur prindërit i shkuan për vizitë në shtëpi pas pushimeve.