“Ju lutem më ndihmoni, të zgjedh karrierën apo dashurinë?”

GILMORE GIRLS

Historitë e dashurisë dhe të karrierës shpesh herë “ngatërrohen” me njëra-tjetrën. Një gazetare është tepër e shqetësuar pasi nuk di se cfarë të bëjë në jetën e saj.

Të zgjedhë karrierën apo dashurinë?

Dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e ekspertes E.Jean duke i dërguar një letër.

Letra e vajzës: 

Jam një gazetare e re në një gazetë me një rrogë të ulët. Shefi im është bipolar, herë më komplimenton punën e herë më bërtet. Ndërkohë redaktori është më i përmbajtur dhe nuk përfshihet shpesh me gazetare. Unë kam sigurim minimal shëndetësor dhe nuk paguhem kur punoj jashtë orarit.

E vetmja gjë e mirë e punës sime është i dashuri im. Ai është gazetar dhe ne jemi në një lidhje dashurie prej 6 muajsh. Lidhja jonë e dashurisë është e mirë. ne punojmë shumë mirë së bashku, brenda dhe jashtë zyrës, dhe unë jam shumë e lumtur me të! Edhe ai nuk e pëlqen shefin tonë, por dëshiron të qëndrojë aty pasi pret të marrë një rekomandim të mirë dhe më pas të largohet. Kjo gjë kërkon kohë. Gjithsesi, ai nuk është i pavarur financiarisht nga prindërit e tij, ndërsa unë jam.

Unë paguaj për jetesën time dhe kam arritur në pikën që nuk mund ta përballoj më punën në gazetë. Tashmë e di që rritja e rrogës nuk diskutohet pasi ka gazetarë që janë prej vitesh këtu dhe paguhen vetëm pak më shumë se unë.

Si një femër e pamartuar, dua që të rritem financiarisht. Dua të largohem për të gjetur një pozicion më të mirë, por një pjesë e imja më mban që të qëndroj me partnerin tim derisa ai të jetë gati për tu larguar.

Jam shumë e dashuruar me të, por jam gjithnjë pa para! Si mendon? A duhet të qëndroj në këtë punë të padurueshme që të jem me dikë, i cili mund të jetë dashuria e jetës sime dhe të largohemi së bashku? Apo të vendos karrierën para e të largohem nga qyteti pa të?

Përgjigja e ekspertes: 

Mjafton t’i japësh redaktorit disa fakte për punën tënde, harroji gazetarët e vjetër dhe kërko rritje. Kërkoje këtë gjë derisa t’ia dalësh. Problemi zgjidhet vetëm me veprime. Nuk ke pse të pengosh veten për shkak të partnerit. Ndërkohë, jep intervista në gazeta, revista apo kompani të tjera mediatike. Kurrë mos e lë karrierën tënde pas dore. Dashuria e jetës tënde mund të dashurohet me dikë tjetër, mund të bëhet shef apo të bëjë 100 lëvizje të tjera. Nëse e pret gjithmonë atë, pengon fitoret dhe arritjet e tua personale. Jepi vetes liri që të jesh e suksesshme po aq sa i jep atij dashuri. Kjo është prova e dashurisë dhe është një tragjedi e vërtetë.