Burri nga Kuçova kërcënon me vetëvrasje nga shtylla

Një shtetas në Kuçovë po kërcënon me vetëvrasje.

Qytetari në fjalë i cili është identifikuar si Andon Ziu ka hipur në një shtyllë dhe kërcënon se do të hidhet.

Kjo pasi sipas tij Policia e zonës e ka proceduar pa të drejtë.

Ende nuk dihet çështja e procedimit të tij por po negociohet për të zbritur nga shtylla.