Blindohet gjykata, po vjen Shullazi me bandën (FOTO LAJM)

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda pritet të jepet më në fund pretenca ndaj Emiliano Shullazit dhe bandës së tij. Seanca po zhvillohet nën masa të larta sigurie. Përplasja në Prokurori nisi pas një shortimi të kundërshtuar nga 10 prokurorë, të cilët kërkuan bazën ligjore së cilës i referohej kreu i akuzës. Menjëherë pas kësaj, Arta Marku ndëshkoi bojkotuesit duke nisur procedimin disiplinor për ta, ndërsa urdhëroi që 3 prej tyre të transferohen në rrethe.