Berisha: Ditzi Bushati pajisi me pasaporta diplomatike anëtarë të klanit Bajri!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë duke shkruar se ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka pajisur me pasaporta diplomatike anëtarë të klanit Bajri!

Berisha ka publikuar një mesazh të qytetarit dixhital, sipas të cilit njëri prej të kërkuarve si pjesë e grupit kriminal, Enver Bajri, shëtit i lirë pasi është i pajisur me pasaportë diplomatike.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Dr lidhur me banden Bajri qe policia u kujtue ti arrestoj jo kur kryenin krime por vetem kur opozita zbriti ne Shkoder dhe arriti ti tregoj lidhjet e tyre me qeverine,mga Edi Rama i cili darkonte dhe bente fushate ne lokalin e Bahri Bajrit tek Ditmir Bushati de Luan Harusha qe i mbanin para dhe mbrapa sa here vinin ne Shkoder.

Por po te informoje se me kryesori i tyre Enver Bajri shetit i lire neper bote sepse esht i i paisur me pasaport diplomtike nga Ditmir Bushati qysh ne qershor te vitit 2014.Perveç kesaj policia me porosi te prere nga siper po i cliron nga krimet e renda duke u ngarkuar atyre akuza qesharke qe te dalin sa me shpejte te lire!