Bebe Rexha, e dashuruar me të pasmet!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha e adhuron trupin e saj! Këtë gjë e ka vërtetuar shpesh herë në postimet në rrjete sociale.

Këtë herë, Bebe ka pozuar për revistën “Hunger” ku shihet duke kapur të pasmet. Një intervistë me detaje nga jeta e këngëtares së njohur do të vijë shumë shpejt në treg.

Ndërkohë, nuk dihet nëse skena të tilla do të përdoren në klipet që do sjellë në treg Bebe nga albumi i saj i ri “Expectations”.

Këngëtarja po shijon ende suksesin e “I’m a mess”, projekt që ka arritur mbi 100 milionë klikime në Youtube.