Basha: Akuzat e PS-së shpifje dhe përbaltje për të mbrojtur shërbëtorët dhe klientët e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ni është kundërpërgjigjur akuzave të Partisë Socialiste, e cila përmes deputetes Klotilda Ferjati deklaroi sot se kunati i kryedemokratit zotëron 6 kompani të mëdha reklamash, që sipas saj, në fund ai  deklaron se fiton sa një biznes i vogël.

Në reagimin e tij përmes rrjetit social “Tëitter”, Basha deklaroi se akuzat e PS-së janë shpifje e përbaltje me qëllim për të mbrojtur pushtetin dhe paratë nga të gjithë shërbëtorët e mercenarët e Padronit (Ramës) dhe klientëve të tij.

“Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorrët. Shpifje e përbaltje për të mbrojtur pushtetin dhe paratë nga të gjithë shërbëtorët e mercenarët e Padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve!”- u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha në reagimin e tij.