Arrestimi i Bajrajve, ministri belg: S’kemi marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë

Ministri i Drejtësisë belge Koen Geens ka folur rreth operacionit “Oaz”, që çoi në arrestimin e 11 personave, pjesë e bandës “Bajri”.

Ministri belg theksoi se shërbimet belge mund të kishin punuar më shpejt. Po ashtu ai tha se Belgjika nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë.

“Nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Safet Bajri ka mundësi ta vuajë dënimin në Shqipëri. Ka pasur vonesa në dërgimin e dosjes në Shqipëri. Bajri ka 3 dënime në Belgjikë me 9,5 dhe 8 vite burg”, tha ministri.

Ministri i Drejtësisë në Belgjikë,  ka reaguar pas një deklarate të numrit dy të Ministrisë së Brendshme, Besfort Llamari, sipas të cilit arrestimi i Safet Bajrit u vonua nga autoritet belge. Sipas tij në Shqipëri ka një betejë mes shumicës dhe opozitës rreth korrupsionit.

“Ky vend është në një betejë në të cilën tenxherja vazhdimisht fajëson bolierin,” thotë ai.

Megjithëse Geens pranon se edhe pala greke gaboi me procedurën.

“Ata duhet të kishin aplikuar procedurën e dënimit, por procedura e transferimit ishte zbatuar”, sipas ministrit.

“Mund ta quajmë një gabim njerëzor.”

Sipas ministrit, gjëja më e rëndësishme është se për goditjen e bandës  ka pasur një veprim të mirëkordinuar nga policia shqiptare dhe ajo belge.

“Këtë fundjavë, Safet Rustemi, një kriminel që kërkohet nga Belgjika, është arrestuar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Dhjetë shokë të tij janë arrestuar gjithashtu, dy prej të cilëve në Holandë. Policia shqiptare ka mbikqyrur për muaj me rradhë klanin përmes përgjimeve telefonike, madje edhe dronë. Por sipas qeverisë shqiptare Safet Bajri (që në Belgjikë mban emrin Rustemi) mund të ishte kapur më herët në qoftë se Belgjika nuk do të rinte duarkryq me dorëzimin e aktgjykimit të gjykatës belge” shkruajnë mediat belge.

“Autoritetet shqiptare kanë kërkuar disa herë që nga prilli 2018, vendimin e gjykatës kundër Safet Bajrit (Rustemi),”  citojnë mediat belge zëvendës/MInistrin e  Brendshëm shqiptar Besfort Lamallari.

Ky vendim do të bënte të mundur që Rustemi të vuante në Shqipëri dënimin e marrë në shtetin belg.

Belgjika nuk ka marrëveshje me Shqipërinë për ekstradimin e të arrestuarve.

TE ARRESTUARIT
1.Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Vijon…