Presidenti Meta në Samitin e thirrur nga Presidenti Trump

Presidenti i Republikës se Shqiperise, Ilir Meta, mori pjesë sot në Samitin e thirrur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, për problemet botërore të drogës. Liderët pjesëmarrës në këtë Samit, miratuan një Deklaratë të përbashkët të inicuar nga Presidenti Trump me titull: “Thirrje Globale për Veprime mbi Problemet Botërore të Drogës”.

Sipas këtij dokumenti, liderët pjesëmarrës në Samit, rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për të adresuar dhe luftuar me më shumë efektivitet problemin botëror të drogës, si dhe për të zbatuar konventat për narkotikët e substancat psikotrope dhe të Krimit të Organizuar Transnacional.

Në mënyrë të veçantë, liderët u zotuan që të zhvillojnë plane veprimi kombëtare për të ndërgjegjësuar njerëzit dhe parandaluar abuzimin me drogën, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në sektorët e drejtësisë, zbatimit të ligjit e të shëndetësisë.

Presidenti Meta, ashtu si edhe liderët e tjerë të pranishëm në Samit, shprehu mbështetjen ndaj nismës së Presidentit Trump, behet e ditur ne nje njoftim zyrtar nga zyra e shtypit te Presidences shqiptare.