Këto janë fjalët emocionuese të Modriç pasi u shpall “Lojtari i Vitit”

Luka Modric është shpallur lojtari i vitit nga FIFA.

Ylli kroat ka arritur të thyejë dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, për të fituar një çmim të madh individual.

Pas shpalljes lojtari më i mirë i vitit, Modric u shpreh shumë i lumtur, duke falënderuar familjen dhe shokët e ekipit.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të jem këtu me trofeun në duar”, tha fillimisht Modric.

“Ky trofe është për gjithë bashkëlojtarët te Real Madrid dhe te Kroacia, pa të cilët do të ishte e pamundur”.

“Faleminderit familjes time, pa ata nuk do të isha ky person apo ky futbollist që jam sot”.

“Më duhet të përmendet edhe idhujt e mi. Gjenerata e Kroacisë e vitit 1994 kanë qenë inspirim për mua”