Këngëtarja me 143 milionë ndjekës heq dorë nga rrjetet sociale

Këngëtarja Selena Gomez ka marrë një vendim për jetën e saj, i cili nuk është shumë i mirë për ndjekësit.

Ajo është ndër personat më të ndjekur në botë në rrjetin social Instagram me 143 milionë ndjekës. Por tani profili i saj nuk do të ketë aspak përditësime nga zhvillimet e Selenës.

Me anë të një postimi, Selena ka zbuluar se do të bëjë pak pushim për të shijuar jetën reale, jo atë virtuale.

“Po shikoja veten në pasqyrë, si një idiote! Përditësim: Po marr një pushim nga mediat sociale. Përsëri. Sa më shumë që u jam mirënjohëse për zërin që mediat sociale i japin secilit prej nesh, unë jam po aq mirënjohëse që jam në gjendje të tërhiqem dhe të jetoj jetën time dhe momentet që më dhurohen. Mirësi dhe inkurajim vetëm për pak! Vetëm mos harroni, komentet negative mund të dëmtojnë ndjenjat e dikujt”, shkruajti ajo.