Rrëfimi i Pedros: Chelsea si Barcelona, Sarri është njëlloj si Guardiola!

Sulmuesi i Chelse-t, Pedro, ndihet mjaft mirë me trajnerin e ri Maurizio Sarri, madje ai ka bërë edhe një krahasim me Guardiolën, të cilin e ka pasur trajner te Barcelona disa vite më parë.

“Skuadra është përmirësuar nga sezoni i kaluar. Sarri ka ide të qarta se si duhet të bëjmë presion, të sulmojmë dhe të luajmë. Kërkon më shumë lojtarë në krahë, duhet të krijojmë raste duke pasur zotërimin e topit. Me Sarrin vrapojmë shumë, por është ndryshe, pasi e bëjmë presingun shumë lart.

Kur rikuperojmë topin jemi në një pozicion të mirë kur sulmojmë, shumë më afër portës kundërshtare. Është e njëjta ide si te Barcelona me Guardiolën. Sarri dhe Pep janë të ngjashëm, idetë e tyre ofensive janë të njëjta”, u shpreh Pedro. /Koha Jone/

Image result for pedro chelsea