PS nis punën për zgjedhjet vendore

PS nis fushatë me sloganet “E Gjithë Vëmendja te Ju”, “Partia Socialiste e hapur për Njerëzit”, ku përfaqësuesit lokalë do të kontaktojnë me gjithë qytetarët në çdo cep të territorit të Shqipërisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Bashkisë Shkodër, ku i deleguar është ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.Gjatë kësaj mbledhje u diskutua për fushatën kombëtare “Partia Socialiste e Hapur për Ty”. G

jatë kësaj fushate kryebashkiakët socialistë do të zhvillojnë takime në të gjitha njësitë vendore që përfshin bashkia e tyre për të dhënë llogari para qytetarëve. Në bashkitë ku PS nuk ka drejtimin do të mbahen shënim të gjitha shqetësimet e qytetarëve.

Do të jenë këto takime, që do të marrin dhe aprovimin ose jo të punës së çdo bashkiaku dhe të qeverisë. Në të njëjtën kohë u diskutua edhe mbi procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillave Bashkiake për zgjedhjet vendore 2019.