Një faqe e re për Maqedoninë dhe mbarë Rajonin

Prof.Lisen Bashkurti –

Dita e referendumit në Maqedoni po afrohet. Ne fakt është dita e kthesës së madhe që do shënojë një faqe të re për Maqedoninë dhe mbarë Rajonin. Nga pjesëmmarja dhe vota e qytetarëve të Maqedonisë varet e ardhmja e këtij shteti, e paqes, stabilitetit, e demokracise dhe multietnicitetit, e prosperitetit ekonomik për mbare qytetarët e tij dhe e integrimit ne NATO dhe Bashkimit Evropian.
Nga pjesëmarrja dhe vota në referendum në një masë të konsiderueshme shënohet një faqe e re edhe për mbarë Ballkanin Perëndimore, zgjidhet një nyje Ballkanike, kapërcehet një udhëkryq I rrezikshëm, tejkalohet një ngërc afro 20 vjecar, hapet një erë e re në politikat e fqinjësesi së mirë në Ballkan dhe në kooperimin Rajonal.
Fushata referendare po ecën për mirë. Ka një aktivizim të aktorëve kryesorë politik, shtetëror dhe jo shtetëror, të shoqërisë civile, të medias dhe të njerëzve më ndikim opinional. Qeveria dhe mazhoranca po bëjnë një komunikim e informim të matur me shumë vlerë dhe pa propogandë. Faktorët opozitarë kohët e fundit hoqën dore nga apeli për bojkot dhe me kujdes po i’a lënë qytetarëve vullnetin për pjesëmarrje.
Faktori etnik shqiptar, në mazhorancë dhe në opozitë më së shumti duket mjaft i afruar ndër veti në favor të pjesëmrrjes në referendum dhe votës pro referendare. Në klimën para referendare si radhë herë Shqiptarët dhe Maqedonët, sikundër edhe komunitetet e tjera etnike duket se janë pranë e pranë njëri-tjetrit për të mbështetur një pjesëmarrje të gjërë në referendum dhe për të votuar pro tij. Mesa duket vetëdija qytetare po ngrihet mbi atë etnike, fryma Euro-Atlantike po dominon atë Ballkanike. Në këtë casje pozitive ka ndikuar drejtpërdrejtë rruga drejt integrimit të shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe hapja e negociatave për pranimin edhe në BE. Pra ka një vetëdijë Euro-Atlantike të ngritur në politiken dhe shoqërinë e Shtetit të Maqedonisë.
Në klimën pozitive të krijuar brënda vendit kontributin kryesor e ka Qeveria e Zajevit, politika, qëndrimet dhe sjellja e së cilës po tregojnë një filozofi të re politikë të mbështetur në vlera dhe interesa mbarë qytetarë, pa dallime politike dhe etnike dhe larg ndikimeve gjeopolitike jo Euro-Atlantike. Duke tejkaluar me prudencë krizat politike dhe institucionale të pak kohe më parë, Kryeministri Zaev dhe Qeveria e tij, së bashku më faktorë të tjerë institucional politik e shoqëror po japin një model sesi mund të kapërcehen me vullnet politik kriza që për dy dekada e mbajtën vëndin në një qark të mbyllur pa rrugëdalje. Zaevi dhe Qeveria e tij po japin mesazhe mjaft pozitive politiko-diplomatike për mbarë Ballkanin Perëndimorë.
Klimën pozitive të referendumit po e mbështesin fuqishëm edhe faktorët politik e diplomatik më të rëndësishëm ndërkombëtar. NATO, BE, ShBA, Gjermania dhe shtete të tjera Evropiane me ndikim janë involvuar drejtpërdrejtë në fushatën pro referendare nëpërmjet veprimeve e qëndrimeve diplomatike të qarta e të drejtpërdrejta. Shkupi është kthyer në nje skenë dinamike të diplomacisë publike Euro-Atlantike bashkëkohore. Nisur nga shumë përvoja të hidhura referendare në Rajon, por edhe në Evropë, kësaj radhe duket që tërë faktorët me ndikim Euro-Atlantik kanë ‘zbarkuar’ në Shkup me të njëjtat politika, veprime e qëllime të njësuara. Duket që rasti i Maqedonisë ka bashkuar më tepër se cdo rast tjetër në Ballkanin Perëndimorë NATO-BE-ShBA-Gjermani etj., pra faktorët më të fuqishëm Euro-Atlantik.
Në këtë situatë politike edhe vëndet e Ballkanit Perëndimorë duket se kanë qëndrime të unifikuara pro referendumit në Maqedoni. Gjithë vëndet e Rajonit, fqinjët e drejtpërdrejtë të Maqedonisë, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, por edhe të tjerë kanë ndërmarrë vizita diplomatike të larta pro referendare. Të gjithë e kanë vlerëzuar këtë referendum si erë e re për Maqedoninë dhe mbarë Ballkanin Perëndimorë.
Ditët e fundit fitorja e Syrisas në Greqi i dha mesazhin më të fuqishëm dilemave Greke. Qyetarët Grekë me votën pro Kryeministrit Cipras dhe koalicionit të tij afirmuan ndër të tjera edhe marrëveshjen Greko-Maqedone për emrin e Maqedonisë. Qarqet nacionaliste dhe ektremiste duket që ngelen në ‘kalendat Greke’ edhe këtë radhë, duke i krijuar shansin historik Cipras e Qeverise së tij të vijojë reformat e brëndshme të suksesshme, por edhe politikat e fqinjësisë së mirë, midis të cilave marrëveshjen ndër-qeveritare Greko-Maqedone që është nga më të rëndesishmet. Edhe Kryeministri Cipras, sikundër Zaevi po japin mesazhe me rëndësi Euro-Atlantike për fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunim Rajonal. Janë dy liderë që po sjellin të njëjtën filoziofi politike qytetare europianiste në shoqëritë e tyre të brëndshme dhe në mbarë Ballkanin Perëndimorë.
Në fushata referendare ditët e fundit janë me rëndësi të vecantë. Intensifikimi informimit dhe komunikimit me qytetarët është instrumenti kryesorë i garantimit të pjesëmarrjes së gjërë dhe votës pro në referendum. Është e kuptueshme që faktorë të brëndshëm, por edhe gjeopolitik me prezencë dhe ndikim në jetën politike dhe shoqërore në Maqedoni po aktivizohen në mënyra shumë të sofistikuara kundër pjesëmarrjes në referendum dhe votës kundër tij.
Këto faktorë gjeopolitike të rrezikshëm nuk duhen nenvlerësuar deri në përfundim të refendumit, sepse kohët e fundit po tregojnë që edhe në demokraci shumë të fuqishme dhe të konsoliduara intervenimet e aktorëve dhe faktorëve gjeopolitik kundër Euro-Atlantik po ndikojnë me rrugë e metoda të sofistikuara rezultatet zgjedhore dhe referendare në shumë vënde. Ngjallja e nacionalizmit, populizmit, euroskepticizmit janë ndër të tjera edhe ndikim i këtyre faktorëve gjeopolitikë kundër Euro-Atlantik.
Ndonëse mund të themi që nuk jemi në rendin e ‘Luftes së Ftohtë”, mund të deklarohemi pa hezitim që nuk jemi as në rendin e ri botëror. Rendi botëror po përjeton një tranzicion ku po bashkëjetojnë në mënyrë ballafaquese recidivat e ‘Luftës së Ftohtë’ dhe sindromat e rendit të ri, po konfrontohen interesat dhe doktrinat gjeopolitike me vlerat e tendencat integruese e globaliste.
Në këtë situatë Maqedonia është shndërruar në një rast me rëndësi ndërkombëtare. Nga pjesëmarrja në referendum dhe nga rezultati i tij do kenë benifitet më të mëdha qyetarët e Maqedonisë, do kenë më shumë paqe e stabilitet, më shumë demokraci dhe prosperitet ekonomik e social dhe do forcojnë pozitat e tyre në hapsirën Euro-Atlantike nëpërmjet integrimit të shpejtë në NATO dhe avancimit të integrimit në BE. Gjithë Ballkani Perëndimorë do ketë impakte pozitive nga pjesëmarrja e gjërë në referendumin në Maqedoni dhe vota pro tij. Kësisoj Maqedonia do të ndikojë që të afrojë më shumë gjithë Rajonin tonë me familjen e Kombeve Euro-Atlantike.