Ngjyrat e kryebashkiakut tironas, Erion Veliaj dhe portreti i rivales së tij

Erion Veliaj, kryebashkiaku tironas, vazhdon punën me projektet për një Tiranë europiane. Këtë të shtunë, Veliaj ka postuar në facebook te profili personal një set me foto dhe me një shënim: “Mirëmëngjes Tiranë plot ngjyra! Fundjavë me diel për të kaluar kohën e lirë, në parqet dhe hapësirat e gjelbra të qytetit.
Mos harrojmë, pas çdo shëtitje në natyrë, kujdesemi të gjithë për pastërtinë e ambjentit”.

Ndërkohë nga kampi mazhoritar Erion Veliaj do të jetë kandidati në zgjedhjet e radhës vendore në Tiranë. PD-ja përballë Erion Veliajt në Tiranë e ka të pamundur të fitojë, pasi kryebashkiaku punon dhe merr vota edhe me shumë se emri i partisë që përfaqëson. Por në kampin opozitar tashmë është LSI, një parti me struktura koncize dhe me vota dërmuese për PS-në.

Prapë Veliaj vazhdon punën, stoik dhe populist. PS-ja nuk po i lë aleat Veliajt në Tiranë. Edhe PDIU iku.

Loja po komplikohet për zgjedhjet e tjera vendore, sidomos në Tiranë. Kostoja e qeverisjes qendrore do të konvertohet në votë politike, ndonëse do jenë zgjedhje vendore.

Në këtë situatë vetëm Erion Veliaj mund t’i rezistojë stuhisë opozitare që po vjen me një kandidaturë femërore, tironase. Çdo kandidaturë tjetër nga PS merr humbjen e sigurtë. Prapë ngjyrat e postuara sot nga kryebashkiaku janë motiv emocionues për një mandat të dytë, por akoma ngjyrat opozitare nuk kanë dalë, sepse kanë blunë, por dhe një të kuqe më të fortë se flamuri i PS.