Jo vetëm këngëtare, Rihanna nga sot do të mbajë detyrën e rëndësishme

Jemi mësuar ta shohim vetëm si këngëtare, por Rihanna tashmë është do të mbajë një detyrë shumë të rëndësishme.

Artistja, emri i të cilës është Robyn Rihanna Fenty, u emërua “Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë” për vendin e saj të enjten. Roli përfshin promovimin e arsimit, turizmit dhe investimeve.

Kryeministrja Mia Amor Mottley tha se ajo ishte e nderuar të jepte titullin.

“Rihanna ka një dashuri të thellë për këtë vend dhe kjo reflektohet në filantropinë e saj, veçanërisht në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.

Ajo gjithashtu tregon patriotizmin e saj në mënyrën se si ajo i jep përsëri këtij vendi dhe vazhdon të thesarizojë ishullin si shtëpinë e saj”,-Mottley në një deklaratë të qeverisë.