Hitet e verës sipas ”TopAwards”, ka supriza (VIDEO)

Cilat janë këngët që kanë qendruar më shumë në “Top 5” gjatë këtij sezoni veror? Kënga më e votuar, e cila u shpall edhe hiti i kësaj verë, ka qënë dhe vazhdon të jetë “Ni Milion Rrugë” e Unikkatil, duke qëndruar në “Top 5” për 14 javë. Një tjetër projekt, i cili rezultoi tepër i pëlqyer këtë verë është “Columbiana” e Tayna dhe Don Phenom, një këngë që ka qëndruar në 5-shen më të nxehtë të listës për 11 javë.

“Mike” e Elvana Gjatës, Ledri Vulës dhe John Shahut, sëbashku me “Shqipe” të Tayna kanë qëndruar në “Top 5” me 6 javë secila, duke lënë kështu të nënkuptohet se këto dy këngë padiskutim mbeten ndër këngët më të dëgjuara të kësaj vere.

Përveçse me “Columbiana”, Don Phenom ka qenë pjesë e “Top 5” edhe me këngët e tij “Jena Lit”, e cila ka qëndruar në këtë grup për 5 javë.

“Merri Merri” e Ledrit dhe Butës, “Dashni me raki” e Florit dhe Ghetto Geasy si edhe “Alea” e Butrint Imerit kanë qëndruar gjithashtu më gjatë në “Top 5”, ekzaktësisht me nga 4 javë secila.