”Bien” faqet zyrtare të qeverisë (FOTO)

Mëngjesin e sotëm, faqet zyrtare të ministrive shfaqën probleme. Nëse do të klikoje në internet për faqen e Kryeministrisë, do të lexoje këtë mesazh: ”Kjo faqe nuk mund të aksesohet për momentin. Ju lutem kontaktoni me suportin tuaj”. Ende nuk dihet nëse website-t u rrëzuan si pasojë e ndonjë defekti teknik të brendshëm apo ranë pre e një sulmi të hacker-ave. Por duket se problemi ka kaluar shpejt dhe faqet janë të aksesushme për qytetarët.