Basha pyet: Pse ka frikë Rama nga Vetting-u i politikës?

Këtë të shtunë, kreu i PD-së, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter, shtroi pyetjen se pse kreu i qeverisë, Edi Rama është kundër Vetting-ut për politikën.

Përgjigjen e Ramës, e jep Basha teksa thotë se kryeministri e deklaroi vetë se është kundër, duke postuar në video një deklaratë të Ramës në emision televiziv.

“Më në fund e pranoi: ai është kundër Vettingut në politikë, është kundër pastrimit të politikës nga krimi. Të tjerat janë llogje. Por pyetja mbetet: pse e ka frikë Edi Rama vetingun e politikës?!”, shkruan Basha.