VIDEO/ I ofendoi fëmijën, aktorja e njohur ngrihet dhe godet spektatoren

Pasi i ofendoi fëmijën gjatë transmetimit të emisionit, ngjarja ka degraduar kur aktorja e njohur është ngritur nga vendi dhe i ka qëlluar spektatores.

Ngjarja ka ndodhur në Rusi, ku teksa ishte e ftuar në një emision, aktorja Evelina Blendas, nuk e ka përmbajtur dot veten, pasi një grua nga publiku e ka qortuar se ka lindur në moshën 49 vjeçare.

“Është e rrezikshme të lindësh në moshën 35-40, aq më tepër në moshën 49 vjeçare. Çfarë mendon se po bën? Mos do të lindësh një tjetër fëmijë të sëmurë? Do të lindësh një fëmijë me sindromën Down? Askujt në shoqëri nuk i duhet një fëmijë i tillë”- është shprehur spektatorja.

Mirëpo kaq ka mjaftuar dhe Evelina është ngritur e revoltuar nga vendi i saj dhe e ka goditur zonjën në publik.

“Je mjerane. Ai është djali im. Ti mund të thuash gjithçka për mua, por djalin tim lëre të qetë! Kupton?”- i ka thënë ajo.