Vettingu në politikë, Rama ironizon Bashën me një video

Opozita prej ditësh tashmë kërkon veting në politikë, ndërsa ka depozituar në Kuvend dhe draftin përkatës ligjor. Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka nënvizuar se ky draft do t’i dërgohet Venecias, por kreu i pozitës nuk u shpreh dakord me këtë ide të Kryeministrit, duke theksuar se nuk ka kohë për Komisionin e Venecias.

Kreu i qeverisë përmes një videoje në “Facebook”, ka ironizuar kreun e opozitës, duke “zbuluar” dhe një deklaratë të Bashës kur në vitin 2006 deklaronte se, në kuadër të Vetingut në Drejtësi, “rekomandimet e Venecias janë tabani i standardeve europiane poshtë të cilave nuk mund të zbresë askush”.