UEFA zbulon golin më të bukur të javës në Champions, e fiton … (VIDEO)

Çmimi për golin më të bukur të javës së parë në fazës së grupeve në Champions është fituar nga Mauro Icardi.

Argjentinasi ka marrë numrin më të madh të votave dhe ka lënë mbrapa yllin e ri të Real Madrid, Mariano Diaz, i cili ka zënën vendin e katërt, Ousmane Dembele (Barcelona), që është pozicionuar në vendin e tretë dhe Renato Sanches (Bayern Munich), i cili ka zënë vendin e dytë.

Goli i realizuar nga Icardi kundër Tottenham, të martën, i ka hapur rrugën përmbysjes së madhe të Inter, që ka marrë tri pikët e para në Grupin B.