Tjetër lajm i keq për Juven, humbet për një muaj yllin e ekipit

Pas Kedihrës, Max Allegri do i duhet të bëjë për të paktën 3-4 javë edhe pa Douglas Costën. Brazili u dëmtua në fundin e ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Valencias duke dalë nga fusha e lojës duke çaluar.

Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera në klubin bardhezi, ka rezultuar se bëhet fjalë për nj ndrydhje në kyçin e këmbës së majtë. Douglas Costra do të mungojë 4 javë në Seria A për shkak të dënimit nga ndeshja me Sassuolon. Ai nuk do të luajë as në sfidën ndaj Young Boys, ndërkohë që rikthimi i tij me shumë mundësi do të jetë ndaj United të Mourinhos më 23 tetor. /Koha Jone/