Sipas shkencës, femrat beqare janë më të lumturat, ja arsyet pse!

Nëse ke menduar se femrat e lidhura, të fejuara, apo të martuara janë më të lumtura se ty, atëherë gabohesh. Sipas një studimi të bërë nga Happify, femrat beqare rezultuan me një nivel më të lartë mirëqenieje fizike dhe mendore, se sa ato që kanë një partner.

Sipas këtij studimi, 11% e femrave të intervistuara ka deklaruar se jeta e tyre sociale ishte vërtet aktive, pra shkonin nëpër party, festa të ndryshme, dilnin për kafe me miq e mikesha dhe ishin përherë të rrethuara nga të tjerët. Ndërkohë 15% e të intervistuarave që kishin një partner në jetë, ka treguar se kishin shumë pak miq e mikesha dhe se shumë prej tyre ishin distancuar me kalimin e kohës, aq sa dhe komunikimi në rrjetet sociale ishte ftohur.

Nga njëra anë, femrat beqare jetojnë pa stres dhe i japin prioritet lirisë së tyre, sepse nuk kanë asnjë për të cilin të shqetësohen dhe e vlerësojnë më tepër veten. Nga ana tjetër, femrat e martuara, të fejuara, apo thjesht të lidhura, izolohen prej miqve apo prindërve, sepse kërkojnë që gjatë gjithë kohës t’i bëjnë qejfin partnerit të tyre.